E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Nuk ka vend per Assad

Në procesin e tranzicionit në siri nuk mund të ketë vend për Assad. Deklarata vjen nga Shtëpia e bardhë duke theksuar se tashmë Assad ka humbur çdo lloj besueshmërie. Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar dhe planin e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara dhe të lidhjes arabe Kofi Annan. Gjithashtu SHBA këmbëngul në mospërfshirjen e Iranit në përpjekjet për të tejkaluar krizën siriane. Shtëpia e Bardhë shprehet se roli i Teheranit në Siri nuk ka qenë frytdhënës dhe se nuk mund të jetë konstruktiv. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend të vazhdojnë bashkëpunimin me shtete që dëshirojnë një të ardhme demokratike për popullin sirian. Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë vijnë menjëherë pas fjalëve të Kofi Anan i cili sapo u kthye nga Teherani dhe Damasku ka thënë se Irani mbështet projektin e një tranzicioni politik në Siri që do të drejtohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë sirianët. Ndërkaq Rusia ka bërë të ditur se do të vazhdojë të respektojë kontratën që parashikon furnizimin me armë të Sirisë. Nga ana tjetër në Siri vazhdojnë skenat e dhunës. Vetëm një ditë më parë numri I të vrarëve ka qenë 82. Edhe në Damask vazhdojnë përplasjet mes rebelëve dhe forcave ushtarake. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›