E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje kryeministri paraqet masat anti-krize

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy njoftoi rritjen e TVSH-se me 3% pjese e masave antikrizë, qe vendi duhet te marre per reduktimin e defiçitit buxhetor. Rajoy tha se taksa e shitjeve do te rritet me 21% e do te kete edhe nje ulje prej 3,5 miliarde eurosh ne buxhetet e autoritetit lokal. Teprimet e se shkuares po i paguajme tani, u shpreh Rajoy qe shtoi gjithashtu se spanjollet nuk jane perballur kurre ndonjehere me pare me nje recesion te tille.
Paketa e rritjes se taksave dhe tkurrjes se shpenzimeve duhet ta ule defiçitin me 65 miliarde euro brenda dy vitesh e gjysmë.
Ndryshimet vijne pikerisht ne kohën, kur qindra minatore protestuan ne Madrid kunder shkurtimit te subvencioneve.
Minatorët janë të pakënaqur nga vendimi i qeverisë spanjolle për të ulur subvencionet për industrinë e qymyrgurit nga 301 milionë euro në 111 milionë. Sindikata e minatorëve thekson se kjo gjë do të bëjë që të humbasin 30 mijë vende pune dhe do të rrezikojë vetë industrinë
Nje dite me pare, ministrat e Financave te zones se monedhes se perbashket rane dakort t`i sigurojne bankave spanjolle ne veshtiresi kestin e pare prej 30 miliarde eurosh te ndihmes, deri ne fund te ketij muaji. Kryeministri spanjoll i tha ne parlamentit se iniciativa duhet implementuar pa vonese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›