E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviq: Përparimi më i vogël nga sa pritej

Raundi i dytë i bisedimeve me Prishtinën ka shënuar nje përparim të caktuar, por jo aq sa priste Beogradi. Keshtu ka deklaruar negociatori serb, Borko Stefanoviq.

"U arrit përparim rreth çështjes së energjisë elektrike. Gjetëm pika të përbashkëta rreth rregullimit të furnizimit me rrymë në Kosovë dhe funksionimin e kompanisë sonë në mënyrë të duhur", tha Stefanoviq për gazetën "Novosti".

Prishtina kërkon origjinalet e regjistrave të amzës, por ne nuk mund t`ua japim, tha Stefanoviq, duke shtuar se lidhur me vulën e doganave nuk është bërë progres.

Stefanoviq ka theksuar se realiteti në veriun e Kosovës imponon nevojën që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, e jo me ndarjen e problemeve të veçanta, ndërsa Prishtina pohon se për të kjo është "çështje joekzistente".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›