E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë: Miratohet marrëveshja e kufirit me Maqedoninë

Parlamenti i Kosovës miratoi sot pas dy raunde votimesh marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. 

Marrëveshja për vijën kufitare e cila për një kohë të gjatë ishte temë debatesh e tensionesh në zonë, është mbështetur nga autoritetet ndërkombëtare të cilët e kanë cilësuar atë si një hap shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe qëndrueshmërinë në rajon. 

Marrëveshja pritet të pasohet me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›