E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan: Ushtria nis ofensivën kundër talebanëve në Vaziristanin jugor

Zyrtarët në Pakistan thanë se ushtria filloi një ofensivë tokësore kundët talebanëve në Vaziristanin jugor.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi fillimin e operacionit. Gati 30 mijë ushtarët hynë në zonat e kryengritësve sot ku mendohet të jenë 10 mijë militantë.

Avionët luftarakë dhe helikopterët vunë në shënjestër militantët në rajon. Të paktën 4 ushtarë u vranë në përleshje ndërsa një tjetër u vra nga një bombë në anë të rrugës.

Ofensiva e Pakistanit në Vaziristanin jugor pason një seri sulmesh që kanë vrarë më shumë se 175 persona dy javët e fundit. Qeveria ka fajësuar talebanët në zonë për dhunën. Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se mijëra njerëz po largohen për t'i shpëtuar luftimeve. //mm//


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›