Kosovë, NATO mund të reduktojë trupat deri në 5 mijë
WASHINGTON- NATO do të shpejtojë planet për të reduktuar prezencën e saj ushtarake në Kosovë, ka thënë komandati i lartë i aleancës ushtarake dje duke shtuar se është përmirësuar situata e sigurisë në Ballkan
Në një konferencë në Washington, komandanti suprem amerikan i NATO-s,admiral
Xheims Stavridis thotë se situata në Ballkan ishte “jo perfekte por po ecën në drejtimin e duhur”
“Dhe unë do të reduktoj trupat atje nga 15.000 në 10 mijë, dhe mbase në 5000 trupa në fund të këtij viti” ka thënë Stavridis
Në shtator sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen njoftoi se aleanca do ti qëndrojë planeve të reduktimit të forcave të KFOR nga 15 mijë trupa në 10 mijë trupa në fillim të këtij viti.
Rasmussen theksoi se cdo reduktim do të ndiqet nga një analizë e hollësishme e situatës së sigurisë për tu garantuar se nuk ka asnjë impakt negativ në Kosovë dhe në rajon.
Kosova e cila shpalli pavarësinë në shkurt të 2008, është administruar nga OKB që nga bombardimet e NATO-s dhe më pas lufta në Kosovë, 1999.
(s.g/reuters/BalkanWeb)