Pyetjet e reja nga KE Berisha: Të jenë gati deri më 10 Qershor
TIRANE-Plot 178 pyetjet e KE do të jenë gati më 10 Qershor, garantoi sot kryeministri Sali Berisha gjatë Mbledhjes së sotme të Komitetit Ndërministror të Integrimit.
“Janë 178 pyetje të reja nga KE për Shqipërinë pasi pjesa tjetër janë sqarime, ndaj do tu kërkoj eksperëtve të përgjigjen sa më shkurt, pasi shto ujë e shto miell është praktikë e gabuar. Përgjigjet e sqarimet të jenë gati deri më 10 Qershor”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, “Procesi i bashkëpunimit me Komisionin Europian është procesi më i gjerë dhe transparent që vendi ka njohur”.
Për Pyetsorin, kryeministri bëri me dije se do të vijnë 9 misione ekspertësh.
Kreu i qeverisë falenderoi më pas të gjithë ata që punuan me Pyetsorin.
“Falenderoj me shume respekt e mirënjohje të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e administratës e institucioneve që punuan me përkushtim të madh në formulimin e përgjigjeve për pyetësorin, i cili përbën dokumentin më të rëndësishëm që vendi ka paraqitur ndonjëherë në Bashkimi Europian.
Takimi në Strasburg
Referuar takimit sot në mbrëmje në Strasburg me kreun e opozitës Edi Rama dhe ndërkombëtarët, Berisha duke iu drejtuar gazetarëve theksoi se kjo do të jetë një vizitë private. “Darka do të jetë private dhe me vjen keq që nuk kam mundësi tju marr të gjithëve, por do liberalizohen vizat dhe ju do mund të lëvizni kurdo më pas”.
Me 18 Maj, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu beri me dije se KE ka pergatitur pyetje te reja per Shqiperine dhe kerkon shume sqarime rreth disa ceshtjeve qe kishte pyetur me pare. KE dërgoi 170 pyetje të reja ndërsa ka ktheu për sqarime shtesë 530 pyetje të tjera që lidhen me funksionimin e komisionit hetimor, situaten politike aktuale ne shqiperi dhe kryesisht pyetje që kanë të bëjnë me kapitullin për gjykatat.
Pyetësori që KE-së i ka dorëzuar Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE.
Ky dokument i rëndësishëm fillimisht përmbante 2284 pyetje, të ndarë në 35 kapituj dhe iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga Ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare.
Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian që u dërguan me 14 Prill në Bruksel nga qeveria shqiptare përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
(d.b/BalkanWeb)