E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të hapur ndaj opsioneve të opozitës

Kryeministri Berisha deklaron se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo kerkese te opozites, kur deputetet dhe mbeshtetesit e saj ndodhen ne ditën e 19- të te greves se tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë nga qyteti i Durrësit. Sipas tij kjo grevë është dëshmi e demokracisë, ndërsa shton se qeveria është e hapur për cdo kërkesë të opozitës.

“Cdo forcë politike bën zgjedhjet e veta, unë absolutisht mbetem i hapur për respekt të plotë ndaj opozitës. Mbetem i hapur në respekt të opsioneve që opozita i gjykon më të përshtatshme për veten e saj”,- deklaroi kryeministri pa përmendur kutitë e votimit.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se detyra e qeverisë është krijimi i hapsirave, ndërsa theksoi se cdo forcë politike bën zgjedhjen më të përshtatshme, duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse. “Një gjë është e sigurtë, që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira pastaj secila forcë politike ështe e lirë të marrë vendimet që do”, theksoi ndër të tjera Berisha.

Me sa duket kjo deklarate e Breishes eshte nje mesazh per vendimin e opozites qe nga momenti ne moment pritet ta beje publike kryetari i partise Socialiste Edi Rama. Si asnje here ne keto 20 dite, nuk eshte nderprere protesta e opozites sic ndodhi pak minuta me pare. Pritet vendimi i socialisteve qe do te jape Edi Rama ne mitin para kryeministrise dhe qe me gjase pritet te njoftoje edhe nderprerjen e greves se urise. Per te gjitha detajet do jemi ne transmetim te drejtperdrejte.

ALSAT

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 19 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›