Opozita nderpret grevën e urisë. Rama: Të enjten bisedime në tryezë për zgjidhje
Edi Rama i jep fund greves se urise se deputeteve socialist dhe
mbeshtetesve te majte, 19 dite pas fillimit te saj para godines se
qeverise. Ky vendim eshte marre pas angazhimit te nderkombetareve per te
ulur ne bisedime te enjten ne Strazburg, Sali Berishen dhe Edi Ramen,
dhe per te gjetur nje zgjidhje. Kete fakt e konfirmoi kreu socialist
ndersa beri publik fundin e greves ne protesten e se merkures,para
cadrave te grevisteve.
• Berisha: Të hapur ndaj opsioneve të opozitës
• Lohan: Partitë, dialog në Parlament
“Neser perfaqesuesit me te larte te se majtes e te djathtes evropiane me mbeshtetjen e te gjithe komunitetit nderkombetar presin ne tryeze te dyja palet per te kerkuar zgjidhjen dhe per t’i hapur rrugen jo vetem transparences, por edhe perballjes me sfidat e integrimit. Pergjigjia ime ne emrin e te gjitheve ju, ne emer te atyre ka qene e menjehershme dhe pa asnje ngurim, po ne jemi te gatshem ti japim zgjidhje kesaj krize, je jemi të gatshëm te hapim rrugen e liberalizimit te vizave, ne jemi te gatshme te hapim rrugen e integrimit te vertete te Shqiperise ne BE” tha Rama.
Kreu socialist uroi qe ky vullnet te mos mungoj nga pala tjeter: “Uroj dhe shpresoj që dhe pala tjeter te kete bere te njejten gje dhe nderkohe une deshiroj te ndaj me ju bindjen qe të gjithe se bashku duhet t’i bejme nje ftese atyre qe jane ende ne sakrificen e greves se urise te bien ne nje mendje me ne per ta ndalur kete greve”.
Edi Rama e cilësoi kete moment nje mundesi te re, dhe nje shans qe nuk duhet humbur. Por ai theksoi se opozita nuk do te ndalet, nese nuk do te gjendet zgjidhja.
Partia Socialiste vendosi nisjen e greves se urise, pas protestes se 30 prillit ne Tirane. Gjate diteve te fundit pati negociata te vazhdueshme me ndermjetesimin e diplomateve te huaj, per te ardhur deri ne kete pike, ku edi rama dhe sali berisha do te bisedojne per ngercin politik ne Strazburg nen monitorimin e zyrtareve te larte evropiane. Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 maj 2010 ) < I mëparshmi