E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në Strazburg për të hapur kutitë

Kryetari i PS shkon në Strazburg me të njëjtën kërkesë, hapjen e kutive të 28 qershorit. Ai e konfirmoi këtë në një intervistë për Alsat, pak para mesnate.

“Hapja e kutive, hapja rrugë e transparencës për të garantuar lejimin e qytetarëve për të votuar të pacënuar në qetësinë e tyre dhe e drejta e tyre per ta parë votën të numërohet ndershmërisht si dhe për të pasur e garantuar një proces transparence që do ta cliroje përfundimisht procesin zgjedhor ne Shqipëri nga trynia dhe fuqia deformuese e shtetit të bërë njësh me pushtetin” tha Rama.

Sipas zotit Rama pa u zgjidhur transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, nuk mund të flitet për bashkëpunim me maxhorancën për reformat e tjera te rendesishme ku nevojitet edhe kontributi i opozites.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›