Kosove Nenshkruhet marreveshja per qeverine e koalicionit

Udheheqesit e Partise Demokratike dhe Aleances Kosova e Re Hashim Thaci e Behxhet Pacolli nenshkruan sot marreveshjen per krijimin e qeverise se re te dale nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nenshkrimi pasoi dakordimin e Partise Demokratike qe ti jap postin e presidentit Aleances Kosova e Re e cila kishte kushtezuar perfshirjen ne koalicionin qeverises me kete post per te cilin ajo e ka kandiduar kryetarin e saj Behxhet Pacolli. Zoti Thaci dhe zoti Pacolli thane se kjo marreveshje i siguron Kosoves krijimin e institucioneve te reja qe do te coje perpara proceset politike ne vend.
Kjo marreveshje ky koalicion eshte nje koalicion per Kosoven e re per zhvillimin e Kosoves per reformat demokratike per ndertimin e shoqerise shumetnike per krijimin e vendeve te reja te punes per Kosoven evropiane per Kosoven ne paqe stabilitet bashkepunim rajonale dhe perspektive evropiane per Kosoven qe do te ndodhe liberalizimi i vizave e gjithashtu per Kosoven per tu anetaresuar ne NATO dhe BE tha zoti Thaci.
Qe nga tani bashke me PDK-ne bashke me ekspertet e AKR-se bashke me anetaret tjere te koalicionit jemi betuar qe te punojme vetem per interesat e qytetarit te Kosoves per interesat e ndertimit te nje shteti dinjitoz e nje shteti per te gjithe qytetaret e Kosoves e shtetit te Kosoves tha zoti Pacolli
Sipas marreveshjes Aleances Kosova e Re pervec postit te presidentit do ti takojne edhe tre ministri nje post zevendeskryeministri dhe pese poste zevendesministrash.
Po ashtu gjate dites zoti Thaci nenshkroi marreveshje koalicioni edhe me partite e pakicave kombetare. Sipas kesaj marreveshjeje Partise se Pavarur Liberale serbe do ti takojne tre ministri tre zevendesministra dhe posti i nje zevendeskryeministri ndersa Grupit Gjashte Plus qe mbledh rreth vetes pakicat e tjera do ti takoje nje ministri.
Nenshkrimi i marreveshjeve te sotme ka hapur mundesine qe presidenti e qeveria e re te hidhen per votim ne Parlament te henen kur edhe zhvillohet seanca e pare e parlamentit te dale nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partite opozitare kritikuan vendimin e Partise Demokratike me te cilin ajo sic thuhet mund te siguroje shumicen e thjeshte parlamentare por jo edhe qendrueshmerine aq te nevojshme politike per te perballuar sfidat qe ndodhen para Kosoves.