Fier, prangoset një person, në kërkim një tjetër

Policia e Fierit në bashkëpunim me sherbimet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda kane bërë te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Ergent Brace, 24 vjec, lindur e banues ne Fier, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Ndërkaq është bërë shpallja në kerkim e një shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Keta shtetas në bashkepunim me njeri-tjetrin,në lagjen "Kastriot" të qytetit të Fierit i kane vjedhur nëpërmjet ushtrimit te dhunes, sendet personale si dhe shumen prej 70.000 lekesh shtetasit Lintor R. 21 vjeç.
Gjatë ecurisë së hetimeve, keta shtetas dyshohen të jenë gjithashtu autoret e vjedhjes së shumes prej 300 eurove ne piken e Kembimit Valutor në pronesi te shtetasit me iniciale A.C.
Nga ana e sherbimeve te policise, hetimet vazhdojne intesivisht për dokumentimin e plotë ligjor si dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
Materialet proçeduriale do ti referohen Prokurorise së Rrethit Gjyqesore Fier, per Vepren Penale te "Vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim".