E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjedisi shqetesim mbetjet spitalore

Autoritetet e ministrisë së Mjedisit ngrejnë shqetësimin për ndotjet që po shkaktojnë mbetjet spitalore. Pavarësisht gjendjes së përmirësuar në disa qytete të Shqipërisë, ku pranë qendrave spitalore janë vendosur autoklava, në shumicën e rretheve të mëdha këto aparatura edhe pse janë instaluar ose nuk funksionojnë ose nuk vihen në punë.

“Kemi incinatorë të vendosur në rrethin e Korçës por për hir të së vërtetës deri tani nuk është vendosur në punë. Kemi incinatorë të vendosur në rrethin e Elbasanit, por është me parametra jo të mirë teknikë. Në rrethin e Vlorës nuk kemi incinatorë, por djegia bëhet nëpërmjet kaldajës që deri në një farë mase në kushtet që jemi sot në 2011 janë të papranueshme. Kemi incinatorë të vendosur në Berat, por në punë vendoset shumë rrallë” thotë Alfred Deshati, drejtor i Kontrrollit mjedisor ne Ministrinë e Mjedisit.

Gjatë vitit 2010 shprehet Deshati janë  gjobitur rreth 17 institucione shëndetësore,  spitale e klinika, madje disa prej tyre ju është pezulluar edhe aktiviteti përkohësisht. Vlera  e gjobave për vitin e kaluar kapi shifrën e 130 milionë lekëve të vjetra.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›