E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Politika e opozitës në dëm të procesit të integrimit

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas protestës së një dite më parë të Opozitës së Bashkuar.

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar se politika e rrugës, që po ndjek opozita është në kundërshtim me procesin e integrimit të vendit. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në tryezën e dialogut dhe të konkurrojnë me alternativa.

“Politika e grupit të Edi Ramës sa vjen e del gjithnjë e më zbuluar dhe në kundërshti me rrjedhën e zhvillimeve europiane të vendit dhe në kundërshtim me mesazhet e qarta dhe luajale, që vijnë nga partnerët ndërkombëtar. Në emër të LSI-së unë ritheksoj për të disatën herë domosdoshmërinë pëër tu ulur në tryezën e dialogut politik” u shpreh Rama.

Gjithashtu, Luan Rama ka bërë të ditur se strukturat e LSI-së kanë nisur përgatitjet për zgjdhjet vendore të 8 majit.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›