MASH Rriten cmimet e teksteve shkollore
Për vitin shkollor 2011-2012 çmimet e teksteve shkollore do të ndryshojnë. Autoritetet e ministrisë së Arsimit deklarojnë për Alsat se do të ketë nje rritje të tyre, kjo si pasojë e ndryshimit të inflacionit në vend. Kjo rritje sipas tyre nuk do të jetë e madhe, ndërkohë që çmimet përcaktohen në bazë të një formule si dhe nga propozimet e shtëpive botuese.
“Komisionet e vlerësimit të shikojnë gabimet shkencore, interpretime të gabuara dhe kanë rreth 13 kritere për të cilat po u konstatua njëri nga këto teksti rrëzohet. Përveç kësaj teksti ka edhe vlerësimin e tij nga përmbajtja, ka vlerësimin e tij nga çmimi” thotë Jovan Kristiqi, këshilltar i Ministrit të Arsimit.
Ndërkohë ministria e Arsimit njofton se afati i fundit për shtëpitë botuese, për dorëzimin e teksteve që duan të botojnë do të jetë 10 prilli. Përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të disa kritereve.
“Në rast se çmimi del jashtë formulës, domethënë është më i lartë se sa kërkesa jonë teksti rrëzohet. Këtë vit në do ta rrisim çmimin me 3.4%, aq sa ç’është e dhëna nga INSTATI. Një shtesë minimale që përflitet tek 100-200 lekë të vjetra” thotë Kristiqi.
Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit shtëpitë botuese kanë patur një afat kohor rreth një vit për të përgatitur tekstet, kjo për të shmangur gabimet që ato kanë patur në vitet e kaluara.
Edlira Sulejmani