Kosovë/ OJQ-të: Zgjedhjet plotësuan standartet
Koalicioni i OJQ-ve, "Demokracia në Veprim" ka deklaruar sot se procesi i djeshëm zgjedhor për komunat e Prizrenit dhe Lipjanit i ka përmbushur standartet e kërkuara, pavarësisht disa parregullësive të vogla.
"Procesi i rivotimit në këto dy komuna i ka përmbushur në mënyrë të kënaqshme standartet për zgjedhje të lira dhe të drejta", ka deklaruar përfaqësuesi i "Demokracia në Veprim", Besnik Ramadani.
Ndërsa parregullësitë e konstatuara sipas tij në zgjedhje ishin votimi familjar, prania e personave të paautorizuar, asistimi i votuesve nga vëzhguesit e partive politike, si dhe fotografimi i votave.