E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma Blackwater e përfshirë në korrupsion?

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka filluar hetimet kundër firmës private për siguri, Blackëater. Gazeta New York Times, duke cituar ish dhe përfaqësues aktual të administratës amerikane, hetimet kundër kësaj firme kanë filluar në fund të vitit të kaluar.

Udhëheqësit e firmës Blackwater akuzohet se i kanë paguar një vlerë prej 1 milionë dollarë përfaqësuesve të qeverisë së Irakut, pas incident të përgjakshëm që ndodhi në Bagdad, në shtator të vitit 2007, për të siguruar mbështetjen e tyre dhe për të mos e rrezikuar angazhimin e mëtutjeshëm të kësaj firme në Irak.

Pjesëtarët e firmës Blackwater në shtator të vitit 2007 kishin hapur zjarr në drejtim të një turme të civilëve, në momentin kur aty pranë po kalonte një konvoj me diplomatë amerikanë. Sipas hetimeve të bëra nga zyrtarët amerikanë, me këtë rast u vranë 14 civilë të paarmatosur, ndërsa hetuesit irakianë kanë njoftuar për 17 të vrarë.

Firma Blackwater ka qenë përgjegjëse për mbrojtjen e pjesëtarëve të ambasadës amerikane dhe për shkak të incidentit në vitin 2007, administrata amerikane kishte shkëputur kontratën me këtë firmë.

Një gjykatë në Washington në dhjetor të vitit të kaluar kishte hedhur poshtë një padi kundër pjesëtarëve të firmës Blackwater, me arsyetimin se padia nuk bazon në dëshmi të besueshme.

Megjithatë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se administrata amerikan e kërkon rifillimin e këtij procesi të dështuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›