Kosove OJQ-te formojne Koalicionin per Demokraci

Mbi 200 organizata joqeveritare ne Kosove kane promovuar koalicionin e tyre te quajtur Koalicioni per Demokraci.
Ne pranine e dhjetera koordinatoreve dhe perfaqesuesve te OJQ-ve nga mbare Kosova perfaqesuesve te ambasadave te shteteve te ndryshme ne Kosove si dhe ne pranine e mediave Koalicioni per Demokraci ka shpalosur programin synimet dhe aktivitetet. Drejtori i Koalicionit Sejdi Demiri ka thene se ky koalicion synon ta beje shoqerine civile te guximshme dhe dinjitoze.
Jemi mbledhur per te transmetuar zerin dhe vullnetin e qytetareve te mbledhur ne organizata te ndryshme qe kane mision dhe qellim progresin dhe mireqenien qytetare. Ne para se te vinim ketu ishim te keta. Para se te themi mendimin tone morem mendimin e tyre dhe sot para jush paraqitemi si trup e perbashket me zerin e tyre dhe me vizionin tone me Koalicionin per Demokracideklaroi mes te tjerash Demiri.
Gjithashtu Demiri ka thene se perditshmeria e mbushur me probleme e ben te domosdoshme nevojen per nje shoqeri civile aktive shoqeri civile me ide dhe koncepte te qarta dhe mbi te gjitha nje shoqerie civile insistuese per zgjidhjen e tyre.