Clirimi i Tiranes Rama vendos kurora tek Ushtari i Panjohur

Festa e Clirimit te Tiranes eshte perkujtuar me aktivitete te ndryshme te organizuara nga Bashkia e Tiranes.
Ashtu si cdo vit ne 66-vjetorin e clirimit te kryeqytetit jane organizuar edhe homazhe tek memoriali i Ushtarit te Panjohur ne kryeqytet. Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama i shoqeruar edhe nga veteranet ka vendosur kurora me lule ne kete memorial ne qender te kryeqytetit.
Nderkohe lufta per clirimin e Tiranes ishte operacioni me i madh i shkalles operativo-strategjike i zhvilluar nga UNCSH-ja per clirimin e qyteteve. Ajo ishte njekohesisht edhe shembulli me tipik per pjesemarrjen e drejtperdrejte te popullit ne betejen per clirim. Sipas te dhenave te kohes njesite e luftetareve u 5-fishuan ne numer nga kontributi luftarak dhe shoqeror i banoreve te kryeqytetit. Deshmitaret e kohes tregojne se nga me i moshuari deri te femijet kane dhene nje ndihmese te madhe ne forma e menyra te ndryshme luftimi dhe qendrese. Ne betejen 19 ndash ditore te zhvilluar per clirimin e Tiranes dhane jeten 127 partizane e banore te kryeqytetit ndersa mbeten te plagosur 327 te tjere.
Nderkaq nje koncert i madh do te organizohet sot ne oren 1700 ne Qytetin Studenti me rastin e dites nderkombetare te studenteve me pjesemarrjen e kengetareve dhe grupeve me te mira shqiptare.