Miliona euro te keqtrajtuarve te kampeve te paraburgimit
Qeveria britanike ka vendosur qe te kompensoje me miliona euro nje grup personash qe jane mbajtur ne kampet e paraburgimit jashte shtetit duke perfshire edhe ata te Guantanamos ne Kube. Keta ish te ndaluar te gjithe banore ose shtetas britanike kane pohuar se agjenci te sherbimit sekret britanik kane qene bashkepunetore ne torturimin e tyre dhe se ata do te duhej ta kishin parandaluar ate. Por qeveria ka rene dakord te paguaje disa miliona dollare per ti zgjidhur keto raste. Njoftimi se qeveria ka arritur nje marreveshje per te kompensuar nje grup prej rreth 10 te burgosurish pritet te behet publike nga Sekretari i Drejtesise Ken Clarke. Detajet e marreveshjes do te mbeten konfidenciale por kompensimi ka te ngjare te shkoje ne disa miliona dollare. Marreveshja pason ankesen e gjykates te ngritur nga gjashte ish te burgosur te cilet pretendojne se sherbime te sigurise dhe informacionit ishin ne njohuri lidhur me keqtrajtimin e tyre por nuk kane arritur ta ndalin ate. Ne mesin e tyre eshte edhe Binyam Mohamed i cili pohon se ne Marok torturuesit e tij i kishin bere pyetje te ofruara nga sherbimi sekret britanik MI5.