E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Akuzat e PD-së për Rrugën e Kombit, shpifje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se ai ka qënë kundër rrugës Durrës-Kukës-Morinë e cilësuar si rruga e kombit.

“Shitësit e detit,vjedhësit e zgjedhjeve,vrasësit e protestuesve,kusarët e Shqipërisë s`na bëjnë dot moral patriotik! Janë tradhëtare! Pikë” ka theksuar Rama.

Ai ka shtuar se Partia Socialiste nuk ka qënë kurrë kundër Rrugës së Kombit të cilën e ka nisur socialiste Pandeli Majko por nuk do të pajtohet kurrë me vjedhjen që i është bërë kësaj rruge.

“Akuzë e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS-së për Rrugën e Kombit!Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin” thekson më tej Rama


Gjithashtu Rama vlerësuar edhe aktivitetin e sotëm në Pallatin e Kongreseve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH) duke përgëzuar organizatorët.

“Eveniment fantastik RE:FRESSH kush se ka ndjekur mund ta shohë në pstv.al! Tani nis takimi për programin për rininë.Bravo organizatoreët” ka përfunduar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›