Kosovë, PDK: Zgjedhjet në 5 komunat, të qeta
Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor në pesë komuna të Kosovës po shkon i qetë por, kjo parti ka denoncuar parregullsi në fshatin Kopiliç të Ulët të Skënderajt.
Sipas PDK në këtë komunë një grup militantësh të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët nuk janë nga komuna e Skënderajt kanë tentuar të hyjnë në qendrën e votimit kundër rregullave që e ndalojnë një gjë të tillë, ku edhe është tentuar të prishet procesi i votimit.
Zëdhënësi i PDK-së, Memli Krasniqi i ka quajtur të rreme deklaratat e "Vetëvendosjes" së në këtë qendër votimi vëzhguesit kanë hasur në kuti gjysmë të mbushura, ende pa filluar procesi i votimit.
Më herët, "Vetëvendosje" ka thënë se vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit në Kopiliç të Ulët dhe se ata ishin kërcënuar nga militantë të PDK-së.