E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, LDK: Parregullsi në Drenas

Lidhja Demokratike e Kosovës ka denoncuar parregullsi në qendrat e votimit në komunën Drenas në Kosovë . Përmes një komunikatë për shtyp, kjo parti ka thënë se vëzhguesit e saj janë penguar të vëzhgojnë procesin zgjedhor.
 

Sipas saj vëzhguesit nuk janë lejuar të hyjnë në qendrat e votimit, pasi janë penguar nga grupe militante të PDK-së.
 

Në deklaratën për shtyp, Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje që partitë politike të respektojnë kodin zgjedhor dhe kodin e mirësjelljes, ndërsa nga menaxherët e qendrave dhe komisionerët kërkon të sillen konform ligjit dhe detyrimeve qe kanë.
 

"Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përsëritja e parregullsive të 12 dhjetorit, që dëmtuan rëndë procesin zgjedhor në tërësi do të ishte kthim prapa", thuhet në komunikatën e LDK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›