Kosovë, PDK kundështon rezolutën për imunitetin

Grupet Parlamentare në Kosovë, janë në pritje të kërkesës nga EULEX-i për të shtyrë përpara rezolutën për çështjen e imunitetit të deputetëve.
“Unë nuk kam kompetencë që ta iniciojë në Kryesi këtë, sepse unë jam një shef i një grupi parlamentar të Kuvendit dhe nuk më takon mua ta iniciojë.Ne kemi institucione dhe unë nuk i jap vetes të drejtë që të dalë mbi institucionet e vendit dhe të kërkoj diçka që s`më takon”, është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.