Tentativat e Mlladiçit, për të ngadalësuar procesin

Mandati i Tribunalit në Hagë përfundon në vitin 2014. Mesa duket i vetëdijshëm për këtë fakt, Mlladiç është duke bërë çmos për të ngadalësuar procesin ligjor. Disa ekspertë ligjorë argumentojnë se aktakuza e Mlladiçit duhet të shkurtohet në mënyrë të konsiderueshme dhe gjykimit të shpejtohet.
"Është e qartë, Mlladiç do të përpiqet të ngadalësojë gjykimin sa më shumë të jetë e mundur, duke shtyrë afatin për zgjedhjen e një avokati dhe duke mos respektuar gjykatën," tha drejtori i Komitetit të Avokatëve Jugosllavë, Milano Antonic.
Ndër të tjera ai thotë se gjykata duhet ta kishte parashikuar këtë situatë dhe të zhvillonte një strategji për zhvillimin e një gjykimi efikas.
Gjatë paraqitjes së tij të parë përpara gjykatës ndërkombëtare, Mlladic refuzoi të mbrohet dhe kërkoi për më shumë se një muaj kohë për të zgjedhur ekipin e tij të mbrojtjes ligjore.
Kryeprokurori i gjykatës, Serge Brammertz, siguron se aktakuza është e organizuar dhe e harmonizuar me atë kundër Radovan Karaxhiçit. "Aktakuza është ngritur në mënyrë të qëndrueshme dhe prokuroria bën gjithçka që mundet për të shpejtuar procesin kundër tij", është shprehur Brammertz.