Hollande: Britania e di Evropën, restorant me vetëshërbim

Hollande duke përshëndetur mbështetësit nga ballkoni i selisë së Partisë Socialiste (Getty Images)
Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande, është shprehur se Britania e trajton Evropën si restorant me vetëshërbim. Presidenti i sapozgjedhur ka bërë një deklaratë të tillë agresive, kur po planifikohet takimi i parë i tij me kryeministrin e Britanisë, David Kamerun.
Evropa nuk është ende cash dhe aq më pak një restorant me vetëshërbim, është shprehur presidenti francez.
Hollande thotë se Britania është indiferente për fatin e eurozonës dhe se ajo mbron vetëm interesin e saj duke folur për debatin lidhur me vendosjen e taksave për transaksionet financiare dhe harmonizimin e sistemit fiskal me atë Evropian.

Hollande me Sarkozinë (foto AFP)
Hollande, i cili është kundër masave shtrënguese, parashikon të zgjdh krizën me rritjen e taksave për të pasurit.
Ai do të jetë zyrtarisht president i Francës me 15 maj, duke zëvendësuar konservatorin Nikolas Sarkozi.
Vizitën e parë jashtë vendit, Hollande pritet ta zhvillojnë në Gjermani ku do të takohet me kancelaren, Angela Merkel. /Daily Mail/
Përgatiti: F.S