Gazmend Leka dhe 40 pikturat në “Galerinё Kombёtare tё Arteve”
Fituesi i konkursit tё artit figurativ “Onufri 2010-tё”, piktori Gazmend Leka vjen me njё ekspozitё personale nё “Galerinё Kombёtare tё Arteve” nё Tiranё. Kjo ekspozitё pёrmban rreth 40 punime tё krijuara nga piktori gjatë viteve tё fundit, tё gjitha nё teknikёn e vajit nё kanavacё.
Artisti Leka vjen i dyti, pёr vitin 2011, nё Galerinё Kombёtare tё Arteve pas ekspozitёs sё artististit nga Kosova Gjelosh Gjoka. Ekspozita do tё qёndrojё e hapur deri nё datё 27 mars 2011. Ai ka hapur deri mё tani rreth 140 ekspozita piktura tё pёrbashkёta dhe personale brënda dhe jashtё Shqipёrisё.