Kosovë: Qeveria dënon sulmin në fshatin Oprashk
Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj një qytetari të kthyer, që ndodhi në fshatin Oprashk të komunës së Burimit (Istogut)”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Në deklaratë theksohet se qeveria do ta vazhdoje përkushtimin e saj “për të krijuar ambient tolerant dhe mirëkuptues, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve për të jetuar të lirë në pronat e veta dhe për të rritur bashkëpunimin ndëretnik”.
Qeveria e Kosovës thotë se ky sulm është një akt i patolerueshëm dhe dënohet edhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës.