E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiq: Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq ka deklaruar se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe mbetet pranë qëndrimit se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes dialogut, dhe me pajtimin e të gjitha palëve relevante.
 

“Dialogu së shpejti do të fillojë. Ne synojmë që të jemi të hapur dhe të sinqertë sa i përket asaj që synojmë dhe për çfarë mund të japim pëlqimin. Do të shtrojmë propozime kreative dhe pandërprerë do të punojmë në arritjen e një zgjidhjeje gjithpërfshirëse për të gjitha palët”, ka thënë Jeremic në kryeqytetin e Etiopisë Adis Abeba, ku po ka folur në samitin e Këshillit Ekzekutiv të Bashkimit Afrikan.
 

Ditë më parë Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që “pa vonesë” të fillojë dialogun me Kosovën, duke i bërë të qartë se nuk duhet të përmenden “negociatat e reja për statusin” e Kosovës.
 

Në rezolutën e miratuar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë, ligjvënësit evropianë kërkojnë nga Serbia që të hyjë në dialog me Kosovën pa përmendur “negociatat e reja për statusin e saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›