E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokuan aksin Fier-Seman, ndjekje penale 6 banorëve në Dërmenas

FIER- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 6 shtetas në komunën Dërmenas. Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi për veprën penale, pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, e kryer në bashkëpunim, duke bllokuar aksin rrugor Fier-Seman prej orës 15:45 deri në orën 18:00, në datën 12 korrik 2011.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka filluar për shtetasit, Selfo G. 53-vjec, Vjollca Zh. 32-vjec, Shpëtim G. 40-vjec, Ramiz G. 57-vjec, Shkëlqim S. 32-vjec dhe pajtim G. 63-vjec.

Banorët e komunës Dërmenas pretendojnë se CEZ u ka prerë dritat pa të drejtë, ndërkohë që ata janë pagues të rregullt të energjisë. Në shenjë proteste për ndërprerjen prej më shumë se 3 javë të energjisë elektrike, banorët e Dërmenasit kanë bllokuar rrugën.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›