Në fillim të tetorit të gjitha argjinaturat të përfunduara
20/07/2011 Shkodër, specialistët e Bordit të Kullimit optimistë për situatën këtë vit
SHKODER- Investimet për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e argjinaturave të Shkodrës, të dëmtuara gjatë përmbytjeve të fundit të vitit të kaluar, po ecin me ritme mjaft të shpejta. Gjatë dy muajve të fundit koha e mirë ka favorizuar ritmet e shpejta të punimeve, përfundimi i së cilave pritet të realizohet përpara fillimit të shirave të vjeshtës.
Punimet
Kështu shprehen specialistët e Bordit të Kullimit Shkodër, të cilët po mbajnë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të gjitha punimet që po kryhen jo vetëm në argjinatura, por edhe në kanale kulluese të zonës së Nënshkodrës, si dhe ndërhyrjet e tjera që po realizohen në zonat malore që pësuan dëme gjatë periudhës së reshjeve të dendura të shiut e të dëborës. Njëkohësisht specialistët e kësaj drejtorie bëjnë të ditur se ndërhyrja në argjinaturat e zonave të Nënshkodrës pritet të përfundojnë maksimumi brenda muajit tetor. Për realizimin në kohë të punimeve punimet po kryhen njëherazi dhe pa ndërprerje në disa objekte. Specialistët e Bordit të Kullimit Shkodër shprehen optimistë se fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit do të shënojë dhe fundin e punimeve jo vetëm të argjinaturave, por edhe të pjesëve të tjera ku po ndërhyhet. Deri tani ka përfunduar gërmimi i rreth 70 mijë metër kub kanaleve kulluese, ndërkohë që gjithsej do të gërmohen 404 mijë metër kub gërmime. Pavarësisht kësaj kubature të madhe që mbetet për t’u gërmuar, Bordi i Kullimit, duke parë ritmet e tanishme të punës vlerëson si plotësisht të realizueshëm kryerjen në kohë të punimeve. Ndërkohë, në lumin Buna po ndërhyhet në argjinaturë me dy lote ku vlera e projektit kap shifrat 256 milionë lekë. Në komunën e Dajçit ndërhyrja me një vlerë projekti prej rreth 280 milionë lekësh po realizohet në dy lote. “Po punohet intensivisht në kanalin kryesor të Mertenzës dhe në argjinaturën e Vilunit. Është loti i parë piketa 0-20 me një vlerë 38,5 milionë lekësh. Punohet po në rehabilitimin e argjinaturës së Vilunit, pasi loti është i ndarë përgjysmë. Në këtë lot vlera e investimit kap një vlerë prej 74 milionë lekësh. Përveç tyre është duke u rindërtuar dhe rikosntruktuar i gjithë rrjeti kullues i fushës së Nënshkodrës dhe në Velipojë”, sqaron Lorenc Bicaj, përgjegjës i sektorit Hidrovor- makineri pranë Bordit të Kullimit Shkodër. Përveç ndërhyrjeve në zonën e Nënshkodrës po investohet dhe në argjinaturën e lumit Kir që ishte dëmtuar nga përmbytjet. Ndërhyrja po kryhet në zonën poshtë ish- Fermentimit me një vlerë investimi prej 79 milionë lekësh. Ndërkohë, punonjësit e Bordit të Kullimit po punojnë dhe në zonën e Mbishkodrës kryesisht në Vermosh ku pati dëmtime të shumta nga vërshimet e përrenjve dhe lumenjve malorë. Vlera e ndërhyrjes në këtë zonë arrin në shifrat e 50 milionë lekëve. Të gjitha këto investime po realizohen në sajë të fondeve të akorduara nga qeveria shqiptare.