Bashkia Kamëz, 400 mijë euro nga programi IPA i Bashkimit Europian
17/03/2011 Një model i hapave integruese europiane në nivel të qeverisjes vendore
Bashkia Kamëz do përfitojë 400 mijë Euro nga Programi Europian IPA i cili do financojë projektin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve urbane. Kjo u konfirmua nga z. Giorgio Meschini ish Kryetarit të Bashkisë Macarata Itali, i cili në një ceremoni të veçantë mori titiullin “Kryetar Nderi i Bashkiosë Kamëz.. Gjithshja e e ka zanafillën tek Marrëveshja e binjakëzimit e arritur në 13 Mars 2010 në Macerata të Italisë midis Bashkisë Kamëz dhe Bashkisë së Maceratës e nënshkruar nga Kryetarët respektivë Giorgio Mescini dhe Xhelal Mziu, e cila përbën jo vetëm një moment kulmor për sa i përket instucionalizimit dhe ndërtimit të marrdhënieve bashkëpunuese midis dy qeverive vendore në shtetet fqinjë Shqipëri dhe Itali, por edhe një strategji për përmbushjen e standarteve integruese europiane në këto nivele. Në rradhë të parë, kjo buron nga fakti se Bashkia Kamëz dhe Bashkia e Maceratës, janë dy njësi vendore që operojnë në kuadrin e dy shteteve që aktualisht ndodhen me statuse të ndryshme në raport me Bashkimin Europian. Kështu Italia përfaqëson një shtet që është pjesë e strukturave të B.E, kurse Shqipëria ndodhet jashtë këtyre strukturave, por tashmë ka aplikuar për të fituar statusin e vendit të kandidatit për në B.E. Natyrisht në këto marrdhënie binjakëzuese Bashkia e Maceratës është ajo që të do të ketë rolin e promotorit, për përmbushjen e detyrimeve e reformave të nivelit lokal e rajonal, që rrjedhin nga procesi i integrimit, si edhe atë për udhëheqjen e projekteve që do të aplikohen nga palët në zbatim të strategjisë së zhvillimit të Kamzës. Janë këto arsyet që në vizitën e fundit të bërë para pak ditësh nga ish kryebashkiaku i Maceratës z. Meschini, me propozim të kryetarit z. Mziu, ju dha atij titulli i lartë “ Kryetar Nderi i Bashkisë Kamëz”.