E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj I gatshem te heq dore nga imuniteti

Deputeti i Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj shprehu sonte gatishmerine per te hequr dore nga imuniteti i tij ne cilesine e deputetit per te mos penguar hetimet ndaj tij. Ai i beri keto komente ne nje takim me gazetare nje dite pasi qe zyrtaret e EULEX-it leshuan ndaj tij nje urdher arresti nen dyshimet per krime lufte. Nente persona jane arrestuar dje ne nje operacion ne shkalle te gjere ndersa pese prej tyre tashme jane ne paraburgim. Te gjithe ata jane pjesetare te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves dhe dyshohen per vrasje tortura dhe veprime te tjera penale te bera kunder civileve shqiptare dhe serb te Kosoves si dhe ndaj te burgosurve te luftes ne qendra te paraburgimit ne Kosove ne vitin 1999.

Nderkaq deputeti Fatmir Limaj I cili mbreme kishte biseduar me zyrtare te EULEX-it perseriti sonte gatishmerine per te bashkepunuar me drejtesine.

Mbreme kam shprehur gatishmerine time per raste tilla une heq dore nga imuniteti vullnetarisht nuk dua te fshihem ne emer te imunitetit te cilin e jep ligji per te krijuar sa me shume hapesire dhe per ta vene veten time ne dispozicion te drejtesise dhe ky ka qene qendrimi im mbreme. Pastaj si rrjedh drejt heqjes se imunitetit nuk eshte ceshtje e imja eshte ceshtje e procedurave ligjore qe jane organet kompetente qe duhet ti vazhdojne tha zoti Limaj.

Nuk ka pasur ndonje veprim ligjor deri tash ndaj zotit Limaj i cili ka imunitet ne cilesine e tij si deputet i Parlamentit te Kosoves. Sipas Kushtetutes se Kosoves deputeti i Parlamentit nuk mund te arrestohet dhe as ndalohet perderisa eshte duke kryer detyrat e tij si deputet pa pelqimin e shumices se te gjithe deputeteve te Parlamentit. Por kjo nuk pengon hetimet ndaj tij.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Arrestimet e djeshme kane nxitur shume reagime ne Kosove. Ne oret e mbremjes nepermjet nje komunikate kane reaguar edhe presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli dhe Qeveria e Kosoves te cilet shprehin sic thuhet shqetesim per veprimet e EULEX-it ndersa shprehet besimi ne pafajesine e te dyshuarve.

Ndaj arrestime eshte protestuar sot ne Malisheve prej nga vijne pjesa me e madhe e te arrestuarve dhe ne Prishtine ku nje grup studentesh kerkuan sic u tha ti jepet fund ndjekjes se luftetareve te lirise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›