Polici malazez kërkon azil në Luksemburg

Një pjesëtarë i policisë kufitare malazeze ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij në Luksemburg.
Pjesëtari i policisë Enver Daçiç javë më parë ishte arratisur nga vendi i tij, duke u dorëzuar pranë autoriteteve në Luksemburg me kërkesën për azil. Ai po shërbente në pikën e kalimit kufitar në Rozhajë, dhe se jeta e tij ishte vënë në rrezik.
Policia ka shpjeguar se përveç si policë, ai ka shërbyer edhe si pjesëtarë i organizatave kriminale ballkanike për kontrabandën e cigareve dhe drogës.
Rrezikimi i jetës së tij ka ndodhur një natë të këtij muaji, kur Daçiç ka thënë se kishte refuzuar kalimin e një kamioni me cigare në drejtim të Kosovës, dhe menjëherë ka marrë kërcënimin me jetë për të dhe familjen e tij.
Daçiç para policisë së Luksemburgut ka përshkruar ekzistimin e rrjetit të drogës, cigareve të kontrabanduara, medikamenteve të falsifikuara, kafesë si dhe materialeve të ndryshme, qoftë ushqimore apo të teknikës së bardhë.
Gjatë intervistës, ai ka informuar para Entit për Azil se në qytezën “Mojkovc” ekziston një fabrikë e cila prodhon cigare të falsifikuara rrjeti i të cilave shpien në Kosovë. Po ashtu gjatë intervistës ai ka shpjeguar se porositë vijnë edhe nga Kosova, ndërsa kufitarët malazez dhe ata nga Kosova nuk guxojnë të ndalin rrugën e kontrabandës.