E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Sejdiu, fjalim para Parlamentit më 12 korrik

Presidenti Fatmir Sejdiu do të mbajë fjalimin e përvitshëm në Parlamentin e Kosovës më datën 12 korrik, ku do të raportojë për veprimtarinë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së krerëve të grupeve parlamentare.

Paraqitjen e tij të fundit në Kuvend, Sejdiu e ka bërë më 9 korrik të vitit të kaluar.

Ndër të tjera, kryesia e Kuvendit vendosi që në të njëjtën ditë të mbahet një seancë e dytë ku të shqyrtohen disa projektligje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›