Energjia Vladimir Putin vizite ne Kine

Kryeministri rus, Vladimir Putin nis sot një vizitë dy ditore në Kinë, ku në rend të ditës pritet të jetë çështja e energjisë. Putin kryeson një delegacion Rus në bisedimet me zyrtarët kinezë rreth një marrëveshje 30-vjeçare për të furnizuar Kinën me gaz natyror. Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk pritet të nënshkruhet së shpejti, pasi të dyja palët nuk kanë arritur deri më tani që të bien dakord për një çmim të gazit. Llogaritjet paraprake flasin për një marrëveshje rekord me vlerë prej 1 trilion dollarësh.
Udhëtimi i Putin në këtë zonë shpreh në të njëjtën kohë dhe pikëpamjet e tij mbi politikën e jashtme para zgjedhjeve të marsit, ku pritet të fitojë mandatin presidencial 6-vjeçar. Gjithashtu, në rendin e ditës është edhe tregtia mes Moskës e Pekinit. Marrëdhëniet Rusi-Kinë mbeten dhe sot sfiduese. Rritja ekonomike kineze për Moskën është në të njëjtën kohë një nxitës i rëndësishëm, por edhe rrezik potencial.
Delina Bitaku