Lezhë, 24 vjeçari plagos xhaxhain

Një plagosje më armë të ftohtë ka ndodhur në fshatin Torovicë të qytetit të Lezhës. Sipas burimeve të policisë mësohet se Afrim Mhilli 24 ka plagosur xhaxhain e tij Ndue Mhilli 46 vjeç, ndërsa sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për grindjen është bërë prona.
Ndërkohë 24 vjecari është arrestuar nga policia ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.