E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet nga lista e PD-së, Mark Marku: U godit modeli kritik

TIRANE – Pas zyrtarizmit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, thotë se e priste mosfutjen e tij në listë për shkak të kritikave që ka lëshuar ndaj qeverisë. Duke bërë një analizë të listave, Marku shpreh habinë që kryeministri ka ndëshkuar edhe ata deputetë që e kanë mbështetur verbërisht.

“Lista ka paradokse. Në lista nuk jemi si në që në njëfarë mënyre i kemi “tërhequr veshin” qeverisë për disa mosfunksionime dhe disa probleme që ka pasur në funksionimin e qeverisë, po ashtu në listë nuk janë gjithashtu edhe ata anëtarë të komisionit të veshit po themi. Ndëshkohet modeli kritik, por është ndëshkuar edhe modeli i kundërt, modeli që ka qenë shumë konformist dhe shumë i zellshëm brenda PD-së, madje ka bërë edhe veprime që normalisht ndoshta nuk do duheshin bërë. Në njëfarë mënyre ka një çorientim në çështjen listave.” – deklaroi Marku.

Për Mark Markun, kryeministri ka gabuar duke përfshirë në listë tre ish-deputetët e PS-së, por edhe aleatët, që sipas tij duhet të provonin veten më 23 qershor.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›