E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Qeveria e Kosoves, pa ide per veriun

Qeveria e Kosoves nuk ka nje plan konkret per te parandaluar ndarjen administrative te Kosoves.

Keshtu shkruan ne numrin e sotem te saj e perditshmja kosovare “Koha Ditore”, e cila vlereson se qeveria Thaci nuk ka ide konkrete se si te zgjeroje autoritetin e saj edhe ne veri.

Nderkohe, zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi ka deklaruar se qeveria e Kosoves eshte e angazhuar qe misioni EULEX te shtrihet ne te gjithe territorin, por nuk ka sqaruar se cilat jane hapat qe do te marre qeveria per te shmangur ndarjen administrative te Kosoves.

“Qeveria do te beje gjithcka qe eshte e mundur ne baze te Kushtetutes dhe planit te Ahtisarit”, ka pohuar Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›