Egjipti: Se shpejti njohja e pavaresise se Kosoves

Qytetaret kosovare nuk kane pse te shqetesohen pse Egjipti nuk e ka bere ende njohjen e pavaresise se Kosoves, pasi kjo do te mund te ndodhe shume shpejt.
Keshtu ka deklaruar ish-zevendesministri i Jashtem i Egjiptit dhe keshilltari i presidentit Hosni Mubarak, Abdullah Al Eshal. Ai tha se do te perpiqet fuqishem qe te percjelle ne Egjipt realitetin e krijuar ne Kosove, ne menyre qe njohja te mos vonoje.
“Deshiroj qe t'iu siguroj kosovareve se njohja e pavaresise se Kosoves nga Egjipti do te vije shume shpejt, pasi ne jemi te gatshem per t'i kontribuar paqes ne kete pjese te botes dhe tashme jemi te informuar mire per historine dhe perpjekjet tuaja”, ka deklaruar Al Eshal.