E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, ndjekje penale per 42 police te Qafe Thanes

42 police te cilet sherbenin ne piken e kalimit te “Qafe Thanes”, ne kufirin me Shqiperine, jane vene ne ndjekje penale per shperdorim te detyres.

Ministria e Brendshme maqedonase ne nje komunikate per shtyp ben te ditur se te akuzuarit dyshohen se nga periudha e vitit 2005 deri me 2007-en kane lejuar hyrjen e mjeteve te renda transportuese ne Maqedoni, ngarkesa e te cileve kishte kaluar peshen e lejuar.

Demi i llogaritur nga keto shkelje per buxhetin e shtetit llogaritet 45 mije euro. Sipas agjencise se lajmeve “Ina”, nga policet e ngarkuar me aktpadi penale, 15 prej tyre ishin drejtues te nderrimeve ne vendkalimin kufitar “Qafe Thane” me Shqiperine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›