E Diel, 1 Nëntor 2026

Malajzia, marredhenie diplomatike me Kosoven

Pas njohjes se pavaresise, Malajzia do te vendose edhe marredhenie diplomatike me Kosoven. Ministri i Jashtem i Malajzise, Rais Yatim ka deklaruar se vendi i tij shume shpejt do te vendose edhe marredheniet diplomatike.

“Njohja e pavaresise kishte qellim te ndihmonte aspiratat e popullit te Kosoves ne deshiren e tyre per nje shtet te pavarur", eshte shprehur Yatim.

Nderkohe ministri i Kultures, Rinise dhe Sportit ne Kosove, Valton Beqiri, nga datat 3-6 nentor do te udhetoje per nje vizite treditore ne Malajzi, per te marre pjese ne konferencen me temen “Sporti per te gjithe”, ku do te flase per pengesat qe po has sporti kosovar per anetaresim ne organizatat e ndryshme nderkombetare te sportit.

Serbia ka reaguar menjehere pas vendimit per njohjen e pavaresise, duke kerkuar largimin e ambasadorit te Malajzise nga Beogradi brenda 48 oreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›