Kosovë-Serbi, nesër nis raundi 7 i dialogut teknik
PRISHTINË- Delegacioni kosovar i udhëhequr nga zv/kryeministrja, Edita Tahiri, udhëtoi sot për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë (21-22 nëntor), të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve.
Burimet zyrtare në Prishtinë bëjnë të ditur sot pasdite se “do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe për çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal”.
“Po ashtu pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve”, shtojnë burimet nga zyra e udhëheqëses së delegacionit të Kosovës.
Theksohet se “pala e Kosovës tashmë ka krijuar epërsi në dialog në raport me palën e Serbisë, për faktin se Komisioni Evropian zyrtarisht ka vlerësuar rolin konstruktiv të qeverisë së Kosovës në dialog, përderisa ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve, si dhe ka kërkuar nga ajo përmbushjen e obligimeve nga dialogu dhe arritjen e marrëveshjeve të reja me Kosovën”.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet për rezultate konkrete si dhe do të mbrojë qëndrimin se, suksesi i dialogut teknik është në zbatimin e marrëveshjeve, si dhe do të ripërsërisë kërkesën që Kosova të shpërblehet për konstruktivitetin në këtë dialog, duke vendosur marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian.
Burimet qeveritare kosovare theksojnë se “në prag të vendimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së që pritet të mbahet me 9 dhjetor 2011, Kosova pret të ketë përparime esenciale drejt BE-së, si një shtet me filozofi dhe praktika evropiane dhe euroatlantike”.
Dialogu teknik Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, i filluar në 8 marsin e këtij viti vazhdon pas dy ndërprerjeve.
Ndërprerja e parë ishte gjatë verës, kur raundi i gjashtë, i parashikuar të mbahej më 20 dhe 21 korrik u shty për fajin e palës serbe, e cila refuzoi njohjen e vulave të Doganave të Kosovës.
Vjeshta solli edhe ndërprerjen e dytë, pasi takimi i raundit të shtatë të bisedimeve, i parashikuar për datat 27 e 28 shtator, nuk u mbajt edhe pse të dy delegacionet, i Prishtinës dhe i Beogradit, ishin në Bruksel, ku të ndarë biseduan me ndërmjetësit.
(d.b/BalkanWeb)