E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja Vetëvendosje: Kompromisi nuk ka për të kaluar

PRISHTINË- Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, e cila reagoi sot kundër vazhdimit të dialogut teknik me Serbinë, “kompromisi nuk ka për të kaluar kurrë në popull”.

“Këto negociata po na imponohen vazhdimisht, me synimin që të shkëpusin prej vendit tonë një pjesë integrale të cilën tashmë njëmbëdhjetë vite po e spastrojnë etnikisht prej shqiptarëve”, thuhet në një komunikatë të partisë së Albin Kurtit.

Madje, sipas komunikatës “këto negociata nuk rrezikojnë vetëm veriun, por të gjithë Kosovën”.

Lëvizja Vetëvendosje ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithësej 120 deputetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›