Kosovë-Serbi, nis takimi Thaçi- Daçiç në Bruksel
BRUKSEL - Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka njoftuar për mediat se sapo ka filluar raundi i 13 i dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e raporteve. Kocijancic bëri të ditur se Baronesha Ashton aktualisht është në takim me Kryeministrin serb, Ivica Daçiç dhe ekipin e tij.
“Vetëm për të konfirmuar, takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE’ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës sapo kanë filluar. Përfaqësuesja e lartë Ashton është aktualisht në takim me Kryeministrin Daçiç dhe ekipin e tij. Kjo do të pasohet nga një takim dypalësh të Ashton me kryeministrin Thaçi dhe ekipin e tij. Takimi i Përbashkët do të ndiqet më pas", - thuhet në njoftimin për media.
KOSOVË-SERBI, TAKOHEN SOT NË BRUKSEL THAÇI E DAÇIÇ
Ora 12:44 - Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot raundin e 13-të të takimeve në Bruksel në nivel të lartë, mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të tretin drejt zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh, në procesin e dialogut nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila këtë javë pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.
Pala kosovare pret që sot të përmbyllen marrëveshjet për çështjet e telekomit dhe energjisë, të cilat para takimit më të ri të kryeministrave janë diskutuar në Bruksel edhe nga delegacionet teknike e grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit.
"Ne shkojmë me qëllimin me të mirë të mundshëm të arritjes së marrëveshjeve të reja që përshpejtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë", citon media në Prishtinë kryeministrin Thaçi drejt Brukselit, për takimin që pritet të mbahet pasdite.
Baronesha Ashton, pas takimit të sotëm me Thaçin e Daçiçin në Bruksel, është paralajmëruar se do niset për vizitë në Beograd dhe Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë, ndërsa ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.
(er.nu/BalkanWeb)