Shkëlqim Hajdari: Lufta kundër korrupsionit, betejë e pafituar. Denoncoj mafian e pronës
TIRANË-Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë Shkëlqim Hajdari në një intervistë sot për rubrikën “Opinion” në News24 me moderatorin Denis Minga deklaroi se lufta kundër korrupsionit është një sfidë që nuk është fituar kurrë.
Ai theksoi se korrupsion bëhet dhe brenda radhëve të prokurorisë ashtu sikundër dhe në institucione të tjera.
“Nuk përjashtoj që brenda prokurorisë ka korrupsion, por krahasuar me institucione të tjera nuk është prokuroria e korruptuara e vetme, por janë dhe institucione të tjera”.
I pyetur mbi punën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, Hajdari theksoi se “nuk bëj definicione të kryeprokurorit sepse ai ka vetëm disa muaj në këtë post dhe ende nuk e ka mbushur vitin në krye të prokurorisë’.
Por Kreu i Shoqatës së Prokurorëve propozoi që mandati i Prokurorit të Përgjithshëm të jetë 9 vjet.
“Mandati 5-vjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm është shumë pak, dhe i përhershëm nuk ka kuptim. Propozoj ta ketë si ata të gjykatës kushtetuese. Kryeprokurori të ketë një mandat 9 vjeçar”.
vijonn