E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sot në 15:00 live në TV paraqes strukturën e qeverisë së re

TIRANË- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet që të bëjë publike mesditën e sotme strukturën e qeverisjes së re. Në një postim në “Twitter” Rama shrkuan: “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re. 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me aleatin e tij kryesor, LSI-në si dhe forcave të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane,do të bashkëqeverisin vendin për rreth katër vite.

Në konferencën për shtyp pritet me interes ndarja e portofolave ministrore, mes PS dhe aleatëve, ndërkohë që Rama ka shpallur që në krye të herës, ndarjen e postit ministror nga mandati i deputetit.

Në bazë të marrëveshjes PS-LSI, pas zgjedhjeve të qershorit, dy aleatët Edi Rama dhe Ilir Meta bënë publike postet që do të mbajnë përkatësisht Rama-kryeministër dhe Meta-kryetar Kuvendi, ndërkohë për herë të parë u ngrit një grup pune  kryesuar nga Ilir Beqja (PS)  dhe Edmond Haxhinasto (LSI) për hartimin e programit të përbashkët qeverisës. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›