E Diel, 1 Nëntor 2026

Seriali i dhunimeve në Nartë, disatë dyshuarve do i bëhet ADN-ja

Të tjera rreth shkrimit Reportazhi i Shqiptarja.com në Nartë VLORE - Pas protestave në Nartë dhe akuzave të banorëve, për grabitje dhe dhunim të plakave të fshatit, disa personave të dyshuar u janë marrë kampionë gjaku, me të cilët do të bëhen dhe analizat e ADN-së.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Vlorës pohuan për A1 Report, se në bazë të dëshmive të grave të pyetura, por edhe deklaratave të bëra nga kreu i komunës e kryeplaku i fshatit Nartë, disa persona të dyshuar janë shoqëruar e pyetur në polici, ndërkohë që u janë marrë edhe kampionë për analiza.
 
Nuk bëhet e ditur, nëse personave që u janë marrë kampionët e gjakut janë nga Narta apo fshatrat përreth.
 
Pak ditë më parë Shqiptarja.com solli një reportazh në fshatin Nartë, ku gratë ngryseshin me frikën e përdhunuesit të panjohur. Enigmën e ngjarjes të ngatërruar edhe me fshehjen nga turpi i ka dhënë mundësi dhunuesit të fshehë ndonjë gjurmë që mund të çonte në kapjen e tij. Gazeta solli dëshmi të dëshminë e Eftalisë,  e dhunuara e fundit në serialin e dhunimeve në këtë fshat, intervistën e Kryetarit të Komunës Qendër Fredo Berberi si dhe dëshminë e kreut të Omonias Dhimitër Seva.  Lexoni reportazhin
(Foto:Banesa e Eftalisë një prej grave të dhunuara në Nartë)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›