Shqiptaret e Malit te Zi kundershtojne ngritjen e nje kishe serbe ne zonen e Krajes
Shqiptaret ne Mal te Zi e perjetojne si provokim dhe uzurpim te trojeve te tyre etnike vendosjen e nje kishe ortodokse serbe ne malin e Rumise ne zonen e Krajes. Deputeti i partise shqiptare ne parlamentin malazez Mehmet Bardhi ia paraqiti kete shqetesim kryeministrit te posaemeruar Igor Llukshic duke kerkuar nga qeveria e Malit te Zi qe ti marre masat ligjore per zhvendosjen e kesaj kishe nga zona e Krajes.
Nga Ulqini njofton korrespondenti yne Ali Salaj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe deputeti shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi Mehmet Bardhi perseriti kerkesen e tij per zhvendosjen e nje kishe ortodokse serbe e cila ne gusht te vitit 2005 u ngrit ne majen e malit te Rumise ne zonen e Krajes.
Zoti Bardhi kete kerkese e beri gjate takimit me kryeministrin e Malit te Zi Igor Llukshic te zhvilluar ne kuader te diteve te konsultimeve duke theksuar se objekti ne majen e Rumise paraqet nje provokim per pakicat tjera qe jetojne ne keto hapesira
Perseri Kisha Pravosllave do qe ne malin e majes Rumi njehere te sjelle nje kryq dhe pastaj me vone pra provokime te ndryshme. Maja e malit Rumi eshte maja me e larte ne majet e Krajes. Edhe ajo eshte nje mal qe ne mbas tradites e quajme si te shenjte sepse kemi te bajme me kultin pagan pra e jo me kultin e asnje fese... Qytetaret e ketyre trojeve kranjanet kane ruejte edhe delet ne shpatijet e malit Rumi. E kendon fort bukur edhe Mjeda ne poezine e tij ku thote gjith rrotull Krajes e kah merr Rumija gjemim trokesh pra kumbanash te deleve etj... Ne kemi qene shume te qarte qe ne majen e malit Rumi meqenese njehere ne vjet ngjiteshin njerezit dhe ne Rumine e Vogel beheshin edhe gara te ndryshme ne hedhjen e gurit ne rrezime etj... Ndersa ne majen e malit Rumi cdokush kush ngjitej sipas nje kulti pagan cdokush duhej te hidhte nga nje gur.
Edhe kryetari i parlamentit te Malit te Zi Ranko Krivokapic ka kerkuar nga qeveria republikane qe te zbatohet ligji per zhvendosjen e kesaj makete te metalte ne forme te kishes. Ai tha se majen e Rumise e kane mbrojtur me shekuj myslimanet katoliket e ortodokset dhe ishte vend pelegrinazhi per te gjitha komunitetet. Kurse vendosjen e kishes aty zoti Krivokapic e quajti perdhosje te vendit.
Kryeministri Igor Llukshic me kete rast vuri ne dukje se udheheqesit fetare duhet te promovojne paqen dhe tolerancen. Ai shprehu keqardhje per disa veprime provokuese te Kishes Ortodokse Serbe ne Mal te Zi dhe paralajmeroi se ceshtja e Rumise duhet te zgjidhet ne favor te komuniteteve qe jetojne ate rajon.