E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Sindikatat paralajmerojne protesta nese nuk rriten pagat

Zyrtare te organizatave sindikale ne Kosove thane sot se do te ndermarrin te gjitha hapat perfshire edhe grevat e protestat nese qeveria e Kosoves nuk zbaton vendimin e saj per rritjen e pagave te punonjesve te sherbimeve publike. Por ata thane se do te presin miratimin e buxhetit te Kosoven per vitin 2011. Ata shprehen shqetesimin me faktin se qeveria deshtoi te permbushe zotimin per rritjen e pagave te punonjesve te sektorit publik.

Me gjashte janar kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci publikoi vendimin per rritjen e pagave nga nje janari nga 30 deri ne 50 per qind per disa kategori te punonjesve te ketij sektori. Por qeveria ne largim beri te ditur dje se arsyeja e moszbatimit te vendimit eshte mosmiratimi i buxhetit te Kosoves per shkak te zvarritjes se procesit te zgjedhjeve ndersa u zotua se kjo do te ndodhe menjehere pas miratimit te buxhetit.

Kryetari i Sindikatave te Bashkuara te Arsimit Shkences dhe Kultures Ali Shabani tha se sindikalistet besojne ne permbushjen e vendimit te qeverise dhe kjo ka bere qe edhe ne disa shkolla ku ka pasur nderprerje te mesimit te rifilloje puna serish ne oret e pasdites.

Mos implementimi eventual ne duam te besojme se ai do te implementohet SBASHK-u bashke me deget tjera qe jane perfituese ne kete rast do te veprojne ne menyre unike per ta detyruar unike per ta detyruar qeverine per implementimin e vendimeve te qeverise tha zoti Shabani. 

Qe ne shpalljen e vendimit per rritje rrogash ekspertet e ekonomise kishin ngritur shqetesime per mundesine e zbatimit te tij per shkak se Kosova nuk ka miratuar buxhetin e vitit 2011. Shqetesimet e tyre i kishin shprehur edhe perfaqesuesit e pranise civile nderkombetare ne Kosove dhe te Fondit Monetar nderkombetare. Vendimi i qeverise per shtyrjen e pageses se rritjes se pagave eshte mirepritur nga Ambasada amerikane ne Kosove derisa Parlamenti te miratoje buxhetin e vitit 2011. Ne nje deklarate te zevendes ambasadorit amerikan Michael Murphy thuhet se vendimi i kryeministrit tregon respekt per sundimin e ligjit dhe rendin kushtetues ne Kosove. Udheheqja kerkon marrjen e vendimeve te veshtira. Sot kryeministri tregoi se qeverisja e mire eshte perparesi e Kosoves. Ky ishte vendim i drejte thuhet ne reagim ne te cilin nenvizohet se rritja e vazhdueshme ekonomike dhe zhvillimi i Kosoves varen nga partneriteti i forte me aleatet e saj dhe institucionet financiare nderkombetare. Sot thuhet ne reagimin e ambasades amerikane Kosova ka treguar se eshte nje partner i forte dhe i besueshem. Ky reagim duket se ishte vendimtar edhe per qendrimin e kryetarit te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves Haxhi Arifi.

Shtetet e Bashkuara per ne jane fjala e fundit. Une ndoshta do te prishem edhe me qeverine time por me Shtetet e Bashkuara kurre nuk do te prishem. Kete liri e kemi prej tyre tha zoti Arifi.

Muaji mars eshte pervijuar si periudhe kur mund te realizohen pagat e rritura nese gjate muajit shkurt krijohen institucionet e dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i krijimit te tyre varet nga ritmi i shqyrtimit te ankesave qe jane bere rreth procesit zgjedhor si dhe ritmi i bisedimeve per koalicionin e ardhshem qeverises qe gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve nuk duket nje pune e lehte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›